
Të paktën një pjestarë nga radhët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në përleshjet që kanë shpërthyer me organizatën terroriste YPG/PKK pasi terroristët janë përpjekur të infiltrohen në jug të qytetit të Azezit.
YPG/PKK mbrëmë ndërmori sulme për t’u infiltruar në jug të Azezit, qytet pranë kufirit të Turqisë, nga fshati Meranaz të cilin e mban të pushtuar.
Me këtë rast, shpërthyen përleshje të armatosura midis ULS-së dhe organizatës terroriste, nga të cilat një person nga ULS humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.
Obusët e ushtrisë turke goditën objektivat terroriste
Ndërkohë, Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë shtënë në drejtim të pozitave të terroristëve të YPG/PKK-së të vendosur në Tel Rifat.
YPG/PKK, e larguar nga Afrini pas operacionit antiterrorist turk “Dega e Ullirit”, vazhdojnë të mbajnë të okupuar rajonin e Tel Rifatit.
E vendosur në këtë zonë, organizata terroriste shpesh sulmon vendbanimet që gjenden nën kontrollin e ULS-së.


