“Turqia dëshiron të kontrollojë zonën e sigurisë në veri të Sirisë”

Mos i humb

Turqia dëshiron të krijojë zonën e sigurisë në veri të Sirisë bashkë me aleatët dhe nën kontrollin e saj, por nuk do të heqë dorë nëse ekziston një ngecje që kërcënon sigurinë e saj, tha zëdhënësi i partisë qeverisëse, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

“Sigurisht që Turqia dëshiron të krijojë zonën e sigurisë në koordinim me aleatët e saj, nën kontroll të Turqisë”, tha Ömer Çelik para gazetarëve përderisa po zhvillohej mbledhja e Komitetit Qendror Ekzekutiv të AK-së në selinë partiake.

“Por nëse përsëriten proceset e ngecjes që kemi përjetuar në të kaluarën në këtë çështje, është thënë qartë se Turqia po bën përgatitjet e nevojshme për sa i përket nevojave të saj të sigurisë”, shtoi Çelik.

Ai theksoi se është e nevojshme që terroristët e PYD-YPG-së të eliminohen nga rajoni në mënyrë që sirianët të cilët kanë braktisur vendin, të mund kthehen në shtëpi.

Çelik tha nëse procesi shkon ashtu siç duhet dhe nën kontrollin e Turqisë, kjo do të tregojë se, si aleatë, është arritur një gjë pozitive në lidhje me unitetin e Sirisë.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë arritën një marrëveshje më 7 gusht sipas së cilës zona e sigurisë në veri të Sirisë do të shërbejë si një “korridor paqeje” për sirianët e zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në shtëpi dhe do të formohet një Qendër e Përbashkët Operative në Turqi për të koordinuar krijimin e zonës së sigurisë.

Të shtunën, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan nga Stambolli tha se Turqia do të zbatojë planin e saj të veprimit, nëse ushtarëve turq nuk u lejohen të kontrollojnë zonën e sigurisë në Siri.

Ai tha se pas tre javëve, në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Turqia do të shfrytëzojë mundësinë e fundit për të gjetur një kompromis me SHBA-të për krijimin e një zone të sigurisë përgjatë vijës lindore të Eufratit.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. Grupi terrorist YPG është dega e PKK-së në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit