FOTO/ Postoblloqe dhe kontrolle të befasishme, ja çfarë ndodhi në Kavajë

Mos i humb

Policia e Shtetit ka ndërmarrë kontrolle të shumta dhe të befasishme në qytetin e Kavajës. Denoncimi është bërë nga qytetari dixhital, i cili në një mesazh drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan se postoblloqet e ngritura në mes të qytetit janë demostrim force.

Berisha nga ana e tij i ka bërë thirrje qeverisë të ndalë terrorin që po ushtron në qytetin e Kavajës.

“Stop terrorit të narkoshtetit në Kavajë! Falangat e krimit me uniformë, me porosi të Edvin Mafisë dhe gjeneral Hashashit, i bllokojnë qendrën, qytetit dhe ushtrojnë terror hakmarrës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.

Denoncimi i qytetarit është shoqëruar me foton e mëposhtme:

Terror në mes të Kavajës!

Policia dhe Antiterrori, postbllok në qëndër të qytetit për të demonstruar forcën si dikur Agron Tafa në kohën e Ramiz Alisë.
Gjithçka bëhet për të trembur popullin, pasi postblloqet bëhen në hyrje dhe dalje të qytetit, jo në qëndër të saj, Doktor!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit