
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe zyrtarisht ka mbetur pa një anëtar të njërës prej partive më të mëdha të vendit, kjo pasi, anëtari i LDK-së Florian Dushi, ka ofruar dorëheqjen për përfaqësimin e partisë së tij në këtë institucion.
I kontaktuar nga Kosova Post, Dushi ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së tij nga KQZ, ndërsa thotë se ai tashmë është zgjedhur anëtar i Kryesisë së LDK-së, por nuk e mohon edhe kandidaturën për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Po, jam tërhequr nga KQZ-ja, për shkak se jam zgjedhur anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK dhe për shkak se pres të jem në listën e kandidatëve të LDK për deputet”, tha Dushi.
Kujtojmë gjithashtu se Florian Dushi, është zgjedhur edhe kryetar i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.


