Pas aderimit në PDK, Besa Ismailin e pret shkarkimi nga BIK-u (Dokument)

Mos i humb

Besa Ismaili profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame, dje ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, në këtë mënyrë ajo shkeli rregulloren e Bashkësisë Islame të Kosovës, që ua ndalon kuadrove të saj të angazhohen në politikë.

Ahmet Sadriu, zëdhënës në BIK në një prononcim për SYRI.net Kosovën, ka deklaruar se futja e Ismailit në politikë është çështje e saj por pas shkeljes së rregullores së BIK-ut, ajo do të shkarkohet.

“Nuk dua të komentoj për inkuadrimin e saj në politikë është çështje e saj, por se rregullorja e BIK-ut dhe vendimi i 2009-tës është ende në fuqi dhe si pasoj ajo do të shkarkohet, në këtë mënyrë do t’i shkëputet marrëdhënie e punës, ne nuk kemi pas njoftim nga ana e Besës për angazhimin e saj”, ka përfunduar Sadriu.

SYRI, ka raportuar më herët rreth kësaj shkelje, ku edhe ka siguruar vendimin e 2009-ës, të lëshuar nga myftiu Naim Tërnava për nëpunësit e BIK-ut, në rast angazhimi në politikë se çfarë i pret ata.

Image

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit