Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike,ka vendosur që të mbajë mbledhjen e radhës të nesërmen me disa pika të rendit të ditës. Po këtë ditë vendoset se kur të nxirret në shqyrtim.
Kjo mbledhje e cila nis nga ora 11:00, do të zhvillohet me këtë rend dite:
Miratimi i rendit të ditës.
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 5 dhjetor 2017;
Përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Prezantim i hulumtimit parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS.
Përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
Të ndryshme.
Ndryshe, pas këtij rishqyrtimi nga ana e Komisionit, marrëveshja për Demarkacioni i dërgohet Kryesisë së Kuvendit. Kjo e fundit pastaj në mbledhjen e tyre vendos se kur ta procedojë në Kuvend marrëveshjen./Kosova Post/


