“Izraeli ka shkelur kufirin libanez 11 mijë herë”

Mos i humb

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka deklaruar se Izraeli ka shkelur kufirin libanez 11 mijë herë.

Presidenca libaneze, përmes një deklarate me shkrim pas takimit të presidentit Aoun me koordinatorin special të OKB-së për Libanin, Pernille Dahler Kardel, tha se: “Presidenti Michel Aoun ka komunikuar me koordinatorin e OKB-së se Izraeli deri në ditën e sotme ka shkelur kufirin libanez 11 mijë herë dhe vazhdon me këmbëngulje këto shkelje. Libani, si përgjigje ndaj kësaj, është duke mbrojtur vetveten, duke respektuar rregulluar e OKB-së”.

OKB-ja përcaktoi një Linjë të Kaltër ndërmjet Libanit dhe Izralit pas tërheqjes së trupave izraelite nga Libani në vitin 2000. Që atëherë, Libani vazhdimisht është ankuar për shkeljet e kufirit nga Izraeli, sidomos të hapësirës së saj ajrore.

Në deklaratën e Presidencës libaneze theksohet se “përgatitjet e Izraelit për të ndërtuar një mur në vijën kufitare libaneze poashtu janë shqetësuese dhe nuk përputhen me rregullat ndërkombëtare kufitare”.

Libani, i cili ndan kufirin me shtetin e vetëshpallur hebre, në vitin 2006 mbante barrën e një konfrontimi ushtarak mes Izraelit dhe grupit militant shiit Hezbollah, konfrontim i cili përfundoi pas 36 ditëve të luftës me një rezolutë të OKB-së, sipas së cilës, trupat ndërkombëtare paqeruajtëse u vendosën së bashku përgjatë kufirit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit