Katari nis hetim ndaj vendeve që zbatojnë bllokadën

Mos i humb

President i Bankës Qendrore të Katarit, Abdullah bin Suud Al Thani, tha se kanë nisur një hetim zyrtar në lidhje me manipulimin e monedhës vendase nga vendet që zbatojnë bllokadën ndaj Katarit.

“Vendet që zbatojnë bllokadën dhe bashkëpunëtorët e tyre në koordinim si pjesë e politikës për të dëmtuar ekonominë e Katarit, janë përpjekur të manipulojnë monedhën vendase, dosjet financiare dhe produktet e Katarit”, deklaroi Al Thani.

Ai tha se Doha do të qëndrojë përballë sulmeve të cilat përpiqen të dëmtojnë ekonominë e saj. Sipas tij, personat apo institucionet që kanë kontribut ose që përpiqen të manipulojnë ekonominë do të jenë përgjegjës. Al Thani thekson se është hapur hetim zyrtar në lidhje me manipulimin e monedhës vendase nga vendet që zbatojnë bllokadën.

Gjithashtu presidenti i Bankës Qendrore të Katarit ka bërë kërkesë për pjesëmarrje në hetim institucionet ligjore ndërkombëtare si Paul, Weiss, Rifkind, Wharton & Garrison. Ai ka shtuar se kjo bllokadë e paligjshme do të hiqet dhe se ekonomia dhe sektori financiar do të vazhdojnë të mbeten të fuqishme dhe të qëndrueshme pavarësisht asaj që bëjnë vendet të cilat zbatojnë bllokadën.

Ndërkohë në lidhje me çështjen nga vendet që zbatojnë bllokadën ende nuk ka ndonë deklaratë.

Qeveritë e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Bahreinit dhe Egjiptit ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin më 5 qershor dhe vendosën bllokadë ekonomike gjë e cila shkaktoi një krizë në rajonin e Gjirit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit