Forcat izraelite arrestojnë 27 palestinezë

Mos i humb

Forcat izraelite kanë arrestuar 27 palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor, të cilët ndodhen nën rrethim.

Sipas informacioneve të marra nga një zyrtar i ushtrisë izraelite, në bastisjet e realizuara mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 17 palestinezë me pretendim se “janë përfshirë në akte terroriste”.

Në anën tjetër burimet palestineze njoftuan se policia izraelite në operacionet e realizuara në Kudsin Lindor ka arrestuar të paktën 10 palestinezë.

Forcat izraelite të cilët shpesh po realizojnë bastisje në shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, të cilët ndodhen nën rrethim, po i arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë, 300 prej tyre fëmijë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit