Dëshmia e Veselit ndaj Kurtit, pa prani të mediave

Mos i humb

Gjyqtari Beqir Kalludra ka ndaluar pjesëmarrjen e mediave në seancën ndaj Albin Kurtit dhe të tjerëve, ku pritet të dëshmojë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Arsyetimi i tij është se salla është e vogël. Këtë vendim nuk e ka dhënë të shkruar as të arsyetuar, ashtu siç e parasheh neni 301 i KPPRK-së.

Neni 301 i KPPRK-së thotë se, “fotografimi, filmimi, regjistrimi televiziv dhe regjistrime të tjera përpos regjistrimit zyrtar të shqyrtimit gjyqësor lejohen, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kufizon fotografimin, filmimin, regjistrimin televiziv ose regjistrimet tjera me aktvendim të arsyetuar me shkrim”.

Mediat nuk janë lejuar të vazhdojnë në sallë qysh në hyrjen poshtë në Gjykatë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit