Në Turqi për 8.5 muajt e fundit të këtij viti janë kapur 269 mijë e 59 emigrantë të parregullt. Kjo është regjistruar si shifra më e lartë e emigrantëve të parregullt të të gjitha kohërave, raporton Anadolu Agency (AA).
Turqia e cila ndodhet në pikën ku bashkohen kontinentet e Azisë, Evropës dhe Afrikës, është përdorur për kalimin në vendet perëndimore. Çdo vit, mijëra njerëz përpiqen të largohen nga vendet e tyre dhe të shkojnë në Evropë për kushte më të mira të jetesës për shkak të luftës, urisë dhe varfërisë.
Disa prej emigrantëve të cilët përpiqen të vijnë në Turqi duke ecur nëpër kalime paligjshme ose të cilët duan të kalojnë në ishujt grekë, humbin jetët e tyre gjatë “Udhëtimit të Shpresës”. Ndërsa disa nga emigrantët që ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm janë duke u shpëtuar nga forcat e sigurisë.
– Arrihet numri maksimal i emigrantëve të kapur
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Zyrës së Emigracionit, në Turqi e cila shpeshherë përballet me fluksin e migracionit të parregullt, janë kapur 269 mijë e 59 emigrantë të parregullt mes periudhës 1 janar – 12 shtator, 2019.
Kjo shifër është niveli më i lartë për çdo kohë, dhe mund të rritet më tej deri në fund të vitit. Vitin e kaluar në Turqi u kapën 268 mijë e 3 emigrantët të parregullt, ndërsa shifra e emigrantëve të parregullt për 15 vitet e fundit ka arritur në 1 milionë e 530 mijë 677.
– Shifrat sipas viteve
Numri i emigrantëve të parregullt të kapur që nga viti 2015 është si më poshtë:
Viti | Emigrantë të parregullt |
2015 | 146.485 |
2016 | 174.466 |
2017 | 175.752 |
2018 | 268.003 |
2019 (8,5 muaj) | 269.059 |
– Afganët kryesojnë me numrin më të madh të kapur
Këtë vit janë kapur 117.437 emigrantë të parregullt me origjinë nga Afganistani, 43,204 nga Pakistani dhe 29.796 nga Siria.
Numri i personave të kapur në 2019 sipas vendeve është si më poshtë:
Vendi | Emigrantë të parregullt |
Afganistan | 117.437 |
Palestinë | 8.168 |
Gjeorgji | 1.500 |
Irak | 8.404 |
İran | 5.491 |
Moldavi | 139 |
Mianmar | 157 |
Pakistan | 43.204 |
Siri | 29.796 |
Të tjerë | 54.763 |
GJITHSEJ | 269.059 |
Thrakia renditet në krye të rajoneve nga ku kapen më shumë emigrantët e parregullt. Në Edirne, për periudhën 8.5 muaj të këtij viti janë kapur 73 mijë 978 emigrantë të parregullt. Nga emigrantët e parregullt të kapur vendin e parë e zënë emigrantët nga Pakistani dhe Afganistani.
Falë përpjekjeve të njësive të zbatimit të ligjit, numri i emigrantëve të parregullt të kapur në Edirne u rrit me 70 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
– Edhe në Detin Egje ka rritje
Në Detin Egje, ekipet e Rojës Bregdetare dhe Xhandarmërisë në 920 ngjarje në vitin 2019 kanë kryer procedura ndaj 31 mijë e 641 emigrantëve të parregullt. Lidhur me këto ngjarje u arrestuan 44 organizatorë. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, në Detin Egje kanë humbur jetën 28 nga emigrantët që u përpoqën të kalonin në vendet perëndimore.
Ndërsa vitin e kaluar në Detin Egje, në 656 ngjarje u kapën në 25.398 emigrantë të parregullt dhe 65 njerëz humbën jetën.