Raporti i Avokatit të Popullit: Shqetësues trajtimi i të miturve në protesta dhe zgjatja e gjyqeve

Mos i humb

Avokati i Popullit prezantoi sot gjetjet kryesore të Raportit 2025 të Avokatit të Popullit, duke evidentuar një sërë problematikash që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Gjatë konferencës me titull “Të drejtat e njeriut dhe mirëqeverisja në Shqipëri”, ku po prezantohet edhe Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit 2025, Shabani tha se institucioni që ai drejton merr numrin më të lartë të ankesave për çështjet që lidhen me Kadastrën, ndërsa shumë qytetarë vijojnë të presin dëmshpërblim për përmbytjet e vitit 2010.

Një tjetër shqetësim sipas Shabanit mbetet sistemi gjyqësor, ku qytetarët presin mesatarisht deri në 4 vite për të marrë një vendim. Po ashtu, burgjet në vend rezultojnë të mbipopulluara, duke krijuar kushte jo të përshtatshme për të dënuarit.

Shabani ngriti shqetësim edhe për trajtimin e të miturve gjatë protestave, duke theksuar se në disa raste ata janë marrë në pyetje në komisariate pa praninë e prindërve, çka përbën shkelje të të drejtave të tyre.

Në fund, ai vuri në dukje se edhe pse digjitalizimi synon të përmirësojë shërbimet publike, në praktikë ai i ka bërë ato më të vështira për një pjesë të qytetarëve, duke krijuar barriera të reja në aksesin ndaj administratës.

Avokati i Popullit theksoi nevojën për ndërhyrje të menjëhershme institucionale dhe reforma konkrete për të adresuar këto problematika dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit