
Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, ka deklaruar se krijimi i një zone të sigurt në Sirinë e shkatërruar nga lufta përshpejtoi kthimet vullnetare të refugjatëve sirianë, të cilët u strehuan në Turqi.
“Gjithsej 354 mijë sirianë janë kthyer vullnetarisht në shtëpitë e tyre deri më sot në sajë të mjedisit të sigurt të krijuar nga Turqia me operacionet anti-terroriste Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit”, tha Soylu në një konferencë mbi sigurinë ndërkombëtare në kryeqytetin Ankara.
Soylu theksoi se po përpiqet të garantojë paqen në Siri duke mbajtur konsultime dhe dialog me bashkëbiseduesit e saj.
“Deri më sot, Turqia ka kryer gjithsej 90.513 operacione kundër PKK-së në vitin 2019, ndërsa ky numër ishte 60.733 në të gjithë vitin 2017”, shtoi Soylu.
Numri i terroristëve të PKK-së brenda kufijve të Turqisë ka rënë nën 600, tha Soylu gjatë një takimi me veteranët dhe familjet e tyre në Ankara.
Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurt në veri të Sirisë dhe një korridor të paqes për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata po ashtu ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët të operacioneve.
Marrëveshja po ashtu parashikonte vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë, përfshirë pastrimin e zonës nga YPG/PKK-ja terroriste, grupi që me SHBA-të ndonjëherë është bërë aleat.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.


