Turqia do të ekspozojë modelin e anijes antike në Antalya

Mos i humb

Një kopje e një anijeje antike e krijuar nga një arkeolog gjerman do të ankorohet në brigjet e Mesdheut të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dominique Gorlitz projektoi Abora-IV duke përdorur kallamishte, duke marrë frymëzim nga pikturat e lashta shkëmbore që gjeti në shkretëtirën e Nubisë, në lindje të shkretëtirës së Saharasë.

Anija do të ekspozohet në qytetin antik të Patarës, Antalya e cila ishte një qendër për tregtarët egjiptianë në kohërat antike.

Projekti synon të tregojë se si marinarët egjiptianë në ato kohë arrinin në portet e Detit të Zi me anije të vogla të bëra me dorë.

Anija 14 metra e gjatë u ndërtua në Varna të Bullgarisë me kallamishte të sjellë nga Bolivia.

Me lundrim nisi nga Porti i Varnës më 1 gusht dhe arriti në brigjet veriperëndimore të Turqisë, Çanakkala, duke kaluar nëpër Bosfor. Ky ishte udhëtimi i tij i parë për në Turqi.

Gorlitz, gjithashtu kapiteni i anijes, vizitoi Universitetin “18 Mars” në Çanakkala për një simpozium.

Ai u ofroi anijen autoriteteve turke si një dhuratë pasi të përfundojë turneun mesdhetar midis 15-20 shtator.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë pranoi ofertën bujare.

Abora-IV do të mirëpritet me një ceremoni në Portin Kas në provincën e Antalyas të enjten në mbrëmje.

Ekspozita është një iniciativë e zëvendës ministrit të Jashtëm të Turqisë dhe Drejtorit për çështje të BE-së, Faruk Kaymakci.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit