
Partia Levizja për Drejtësi vazhdon fushatën e saj parazgjedhore dhe takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 6 tetorit. Nga Gjilani, aty ku sot Kandidatët e LD për zgjedhjet Parlamentare të 6 tetorit prezantuan platformën e tyre, kërkuan mbështetjen e qytetarëve për një qeveri shërbëtore dhe jo skllavëruese.
Z. Sylejman Çerkezi Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi njëkohësisht edhe kandidati i 31 në listë në këto zgjehdje tha se: “Lëvizja për Drejtësi do të prezantohet denjësisht në këto zgjedhje pasi ka mbështetjen e popullit të ndershëm dhe patriot të kosovës. Erdhi dita që ne të krijojmë një qeveri e cila do ti shërbejë vendit me Albin Kurtin Kryeministër”.
“Takim mobilizues me banorët e Gjilanit. Suksesi ynë është puna ekipore dhe objektivi ynë është t’i shërbejmë vendit. #ErdhiDita #Syla31 #Beni32 #QeveriaKurti“



/ Drita tv/


