Çfarë synon Partia Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e 6 Tetorit?!

Mos i humb

I ftuar në Emisionin “Intervista” të gazetarit Kelment Baçi në Drita Televizon Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi Prof. Dr. Sylejman Çerkezi foli për shumë tema të cilat lidhen me angazimin e tij në politikë.

I pyetur se çfarë synon Partia Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e 6 Tetorit?! Z. Sylejman Çerkezi u shpreh se “Lëvizja për Drejtësi është një subjekt i Ri Politik i themeluar në 23 shtator të vitit 2018 por vlerat që përfaqëson kjo forcë politike janë të hershme të shoqërisë dhe nuk kanë filluar në këtë datë por janë vlera shekullore që i mbart shoqëria shqiptare. Unë jam i vetmë që si kryetar Partie e jam dorëhequr për t’i dhënë mundësi të tjerëve për të drejtuar një parti poltike. Më vjen shumë keq që asjnë kryetar tjetër i një force politike nuk e ka bërë këtë. Kjo tregon edhe rëndësinë që i japin ne si Lëvizje për Drejtësi vlerave të që duhet të përcjellim në shoqërinë shqiptare”.

“Unë mendoj që Kryetari i një partie politike nuk duhet të jetë i lidhur me një emër i përvetshëm por nëse nuk përmbushen synimet ai duhet të japë dorëheqje, unë e bëra këtë veprim dhe jam krenar për këtë.” Lëvizja për Drejtësi ka në shtylla kryesore mbi të cilat do ta ushtrojë pushtetin e saj. Individi i shëndoshë, familja, shoqëria, shteti dhe kombi janë janë bazat e Lëvizjes për Drejtësi të cilat janë themeli i ndërtimit të çdo shoqërie dhe në çdo vend, prandaj ne do të mundohemi që të ringrejme vlerat e tyre në mënyrë që të çojmë përpara jo vetëm angazhimin tonë dhe politikës në tërësi, por edhe të shoqërisë në Kosovë” u tha z.Sylejman Çerkezi.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=Ji4zd…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit