Përse u rikthye në politikë Sylejman Çerkezi?!

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi Prof. Dr. Sylejman Çerkezi ishte i ftuar në Emisionin “Intervista” të gazetarit Kelment Baçi në Drita Televizon.

I pyetur se përse u rikthye në politikë Sylejman Çerkezi, ai u shpreh se: “Angazhimi dhe përfaqësimi ynë në politikë do të jetë në përputhje të plotë me vlerat e shoqërisë dhe qytetarëve të Kosovës”. unë u riktheva në politikë sepse Partia e Drejtësi nuk arriti që të ushtrojë misionin dhe objektivat e vendosura në fillim. “Unë mëndoj se çdo qytetar është i detyruar që të japë kontributin e tij. Mendoj që kontributi im personal nuk është i mjaftueshëm pasi i vetëm asnjë individ nuk e ndryshon dot shoqërinë. Tani lind detyra që problemet shoqërore duhet t’i zgjidhi shoqëria dhe çelësi i zgjedhjes së problemeve ndër shqiptarë është politika, fatkeqësisht është vetëm politika sepse të gjitha poret e jetës janë të varura nga politika dhe keqbërja politike në trojet shqiptare, për fat t keq. Për këtë arsye kam menduar të jap një kontribut duke u bazuar në një begraund autokton dhe origjinal i vlerave tona shqiptare, familjare kombëtare dhe fetare të cilat kanë nevojë të shfaqen edhe në skenën politike të Kosovës. Për të mbrojtur interesat e qytetarëve duhet të jesh me qytetarët dhe një me qytetarët dhe i shkëputur nga qytatarët”, tha z.Çerkezi.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=Ji4zd…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit