Şanlıurfa
Elementët e Forcave Ajrore të Turqisë (TSK) dhe SHBA-ve po zhvillojnë fluturimin e 7-të të përbashkët me helikopter në kuadër të praktikave për fazën e parë për në zonën e sigurtë në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë.
Dy helikopterë të forcave ajrore turke dhe dy helikopterë të forcave ajrore amerikane janë ngritur në fluturim nga Qendra e Përbashkët e Operacionit në rajonin Akçakale të qytetit Şanlıurfa. Helikopterët më pas janë drejtuar për në anën e Sirisë.
Elementët e TSK-së dhe të SHBA-ve më parë kanë zhvilluar 6 herë fluturime të përbashkëta me helikopter dhe 2 herë patrullime tokësore.


