Jep dorëheqje i dërguari special i Trumpit për Ukrainën

Mos i humb

Washington

Kurt Volker, i dërguari special për Ukrainën, i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka dhënë dorëheqje nga detyra për shkak të bisedës mes presidentit amerikan dhe atij ukrainas që ka shkaktuar hetimin për shkarkimin e Trumpit.

Në lajmet e mediave amerikane thuhet se Volker i cili ka ushtruar detyrën si përfaqësues special për Ukrainën që nga viti 2017 ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.

Volker, emri i të cilit është përmendur në “skandalin” e Ukrainës ka shkaktuar hetimin për shkarkimin e presidentit amerikan Trump ndërsa thuhet se dorëheqjen ia ka paraqitur sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Hetimi për shkarkimin e Trumpit

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” në artikullin e saj javën e kaluar pretendonte se Trump në një bisedë telefonike në korrik me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte kërkuar nga ky vend që të hetojë djalin e Joe Biden, kandidatit demokrat për kandidimin në garën presidenciale.

Pas këtyre pretendimeve Trump ka thënë se telefonata me Zelenskyn ka qenë plotësisht procedurale. “Nuk ka rëndësi se çfarë kam biseduar me Zelenskyn. Dikush duhet ta hetojë Biden-in”, tha ai.

Në mediat amerikane u tha se Trump i kishte vendosur liderit ukrainas si kusht hetimin e Biden-it dhe familjes së tij në mënyrë që SHBA të ndihmonte Ukrainën. Pas zbulimit të këtij pretendimi Demokratët nisën hetimin për shkarkimin e Trumpit i cili para bisedës telefonike në fjalë ka njoftuar pezullimin e ndihmave prej 400 milionë dollarë për Ukrainën.

Më pas Shtëpia e Bardhë publikoi transkriptin e bisedës telefonike dhe mbrojti idenë e saj se nuk ka asnjë lidhje mes ndihmës dhe bisedës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit