Ankara
Presidenti kinez, Xi Jinping, sot tha se asnjë forcë nuk mund të trondisë vendin e tij, pasi mbikëqyri një paradë masive ushtarake për të shënuar 70 vjetorin e sundimit komunist,
Kamionë që mbartin shumëllojshmëri të armëve moderne, duke përfshirë lançues të aftë bërthamorë të aftë për të shmangur sistemet e mbrojtjes raketore, kaluan në Sheshin Tiananmen, duke treguar fuqinë ushtarake dhe ekonomike të vendit.
Tensione në Hong Kong në përvjetorin e themelimit të Kinës
Referuar ngjarjeve në Hong Kong, Xi premtoi të ruajë shabllonin politik duke i dhënë autonomi rajonit. “Në udhëtimin tonë përpara, ne duhet të mbështesim parimet e ribashkimit paqësor dhe një vend, dy sisteme, të mbajmë prosperitetin dhe stabilitetin në Hong Kong dhe Makao”, tha ai, sipas China Daily.
Gjatë disa muajve të fundit, Hong Kongu u përfshi në protesta kundër përpjekjeve të Pekinit për të forcuar kontrollin në territor.
Duke iu referuar Tajvanit, presidenti kinez theksoi të promovojë zhvillimin paqësor të marrëdhënieve “cross-strait” dhe u zotua të përpiqet për ribashkimin e plotë të Kinës. Marrëdhëniet “cross-strait” i referohen Kinës kontinentale dhe Tajvanit, të cilat ndahen nga ngushtica e Tajvanit në perëndim të Oqeanit Paqësor.
“Shtatëdhjetë vjet më parë, në këtë ditë, shoku Mao Zedong shpalli solemnisht këtu para botës se Republika Popullore e Kinës është themeluar dhe populli kinez është ngritur në këmbë”, raporton e përditshmja duke cituar Xi.
Xi u bashkua në tribunën e Tiananmen me drejtuesit kinezë përfshirë kryeministri Li Keqiang dhe ish-presidentët Hu Jintao dhe Jiang Zemin.
Parada ushtarake dëshmoi shfaqjen e raketës balistike DF-17, avionin bombardues H-6N me një shtrirje të gjerë, me aftësi shtesë dhe raketa balistike ndërkontinentale më të avancuara me armë bërthamore DF-41.
Xi tha se themelimi i sundimit komunist në vitin 1949 ka ndryshuar plotësisht Kinën, nga të qenit një vend i mjerueshëm i varfër dhe i dobët, i cili sipas tij poshtërohej në mbi 100 vjet, në një komb të përparuar dhe modern.
Ai u kërkoi njerëzve që të mbështesin udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës, e cila sundon e vetme vendin.
Presidenti kinez gjithashtu u zotua se “vendi do të qëndrojë në rrugën e zhvillimit paqësor dhe do të ndjekë një strategji reciproke të dobishme për zhbllokim”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me njerëzit e të gjitha vendeve për të bërë përpjekje për ndërtimin e përbashkët të komunitetit me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin,”


