Indi, Gjykata e Lartë thirrje për përgjegjësi mbi çështjen e Kashmirit

Mos i humb

New Delhi

Gjykata Supreme e Indisë martën i dha qeverisë një afat prej katër javë që të përgjigjet ligjërisht ndaj kërkesave të cilat kontestojnë heqjen e statusit special të Xhamu dhe Kashmir, sipas raportimit të mediave.

Nga ana tjetër parashtruesit e kërkesës do të kenë një javë kohë për të parashtruar reagimet e tyre për përgjigjen e qeverisë, kurse seanca dëgjimore është caktuar më 14 nëntor.

Qeveria e Indisë dëshiron të përgjigjet ndaras për 10 kërkesat, pasi çdo njëra prej të cilave ka arsyet e veta, lajmëroi televizioni New Delhi (NDTV).

Kërkesat e paraqitura në Gjykatën e Lartë kundërshtojnë urdhrin e qeverisë të 5 gushtit për revokimin e statusit special të Xhamu dhe Kashmir.

Njëra kërkesë sfidon urdhrin presidencial për zbatimin e Aktit të Riorganizimit të Xhamu dhe Kashmir, i cili ndau shtetin e Xhamu dhe Kashmirit në dy territore, territori i Xhamu dhe Kashmir dhe territori i Ladakhës.

Oficerët në pension dhe burokratët gjithashtu kanë parashtruar një kërkesë të ndarë ku argumentojnë se pa konstatuar vullnetin e popullit qoftë përmes qeverisë së zgjedhur ose legjislaturës ose përmes mjeteve publike siç është referendumi, urdhri i 5 gushtit nuk mund të kalohet.

Disa kërkesa tjera janë parashtruar nga deputetët, biznesmenët, artistët, ish-juristët, nga partitë politike si dhe nga banorët e Xhamu dhe Kashmirit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit