Ankara
Në kuadër të operacioneve të ndërmarra kundër organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, ushtria turke ka neutralizuar edhe 17 terroristë të tjerë të PKK-së.
Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë ka njoftuar se forcat turke kanë ndërmarrë operacione me mbështetje ajrore në rajonet Avashin, Zap dhe Gara në veri të Irakut.
Në kuadër të operacioneve të zhvilluara thuhet se janë neutralizuar edhe 17 terroristë anëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK.
Numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacioneve në javën e fundit ka arritur në 51.


