Zoti Kryeministër, Macron nuk blihet me një palë atlete

Mos i humb

Edi Rama dy vite më parë, ku Shqipëria ishte njësoj si sot, në stacion duke pritur të merrte një biletë dhe të vijonte udhëtimin me trenin e BE, nisi joshjen e Macron. Vizitat në Francë u shtuan dhe Rama kur kthehej në Shqipëri, tregonte “bëmat” që kishte bërë.

Në një intervistë televizive i ekzaltuar nga joshja që i kishte bërë homologut të tij në Francë, Rama u shpreh se kishte bërë një dhuratë. “Do t’ju zbuloj një sekret të vogël, meqë është hera e parë që vij në emisionin tuaj. Presidentit të Francës i çova një palë atlete meqë i pëlqyen shumë atletet e mia dhe më tha: “Dua edhe unë një palë si këto”. “Do këto” i thashë “apo një palë si këto”. “Jo si këto” më tha “sepse këto s’më bëjnë, por numë 44”, ishte kjo deklarata e Kryeministrit në korrik të 2017-ës./Boldnews/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit