Detajet/ Pronarët e lavazhit qëlluan ndaj qiramarrësve, si ndodhi konflikti me armë në Berat

Mos i humb

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur këtë pasdite në Berat, ku janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri në rrugën e Uznovës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se konflikti me armë ka nisur për qiranë e një lavazhi, pasi pronarët (babë e bir) kishin pretendime se qiramarrësit nuk paguanin në kohë.

Sipas gazetares Bezat, kanë qenë pronarët e lavazhit, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të qiramarrësve, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit