Shtëpia e Bardhë do t’i japë fund abonimeve për NYT dhe Washington Post

Mos i humb

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do t’i japin fund abonimeve të New York Times (NYT) dhe Washington Post të cilat presidenti Donald Trump i ka cilësuar për “lajme të rreme”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, në një deklaratë për media tha se abonimet e NYT dhe Washington nuk do të rinovohen, por do të përfundohen.

Presidenti Trump i ftuar dje në një program në televizionin Fox për NYT dhe Washington Post komentoi se, “Nuk i duam ata brenda Shtëpisë së Bardhë. Ndoshta do t’i përfundojmë abonimet e tyre, ata bëjnë lajme të rreme”.

Shpeshherë Trump akuzon institucionet kryesore të medias të tilla si CNN, NYT e Washington Post se bëjnë “lajme të rreme” dhe se e “sulmojnë atë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit