Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, Davor Bozhinoviç dhe ndihmësit e tij prezantuan prokurimin e realizuar të pajisjeve policore dhe uniformave për vitin 2017.
“Duke patur parasysh se një pjese të punonjësve të policisë u mungonte një pjesë e pajisjeve të parapara sipas rregullores, MPB ka realizuar prokurimin e pajisjeve me vlerë prej 34 milionë kuna (4.53 milionë euro), e cila aktualisht po shpërndahet nëpër komisariatet e policisë sipas sistemit të prioritit”, tha ministri Bozhinoviç.
“Deri në ditën e fundit të këtij viti, çdo polic duhet të furnizohet me pajisjet që i mungonin”, tha ministri.
Bozhinoviç tha se kjo është hera e parë që në fund të vitit të prezantohet furnizimi i pajisjeve të cilat deri më tani shpesh ishin viktimë e riorientimit të mjeteve për qëllime të tjera, që ka ndodhur në dëm të pajisjeve policore./Rtv islam/


