Albin Kurti në Tiranë, shkon pa eskortë shoqëruese në kryeministri, vijon takimin me Edi Ramën

Mos i humb

Ashtu siç ishte parashikuar, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar mbrëmjen e sotme në Tiranë me kryeministrin e vendit Edi Rama. Gazetarja e “BalkanWeb”, Erjola Jata, theksoi se takimi mes tyre vijon që prej orë 18:30 minuta, ndërsa ende nuk dihen detajet  për të cilat po diskutojnë.

Gjithashtu “BalkanWeb” ka mësuar se Albin Kurti ka shkuar në këmbë dhe pa eskortë shoqëruese në ambientet e kryeministrisë.

Gjatë pasdites së sotme kreu i Vetëvendosjes tha për mediat kosovare se do të diskutojë shumë tema me kryeministrin Edi Rama, por nuk i specifikoi konkretisht ato se për çfarë bëhet fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit