Kuds, 3 shtetasit e arrestuar turq do të dalin para gjykatës

Mos i humb

Dy shtetas të Turqisë të cilët u arrestuan dje nga policia izraelite pas një përleshjeje që ndodhi në portën Kattanin të Mesxhid-i Aksa-së, si dhe një shtetas tjetër për të cilin më parë ishte caktuar masa e paraburgimit, sot në orët e mbrëmjes do të dalin para gjykatës.

Avokati Umejr Ahmed Merrit, i cili u është ofruar shtetasve turq nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Drejtësisë të Izraelit, në një deklaratë për gazetarin e AA-së bëri të ditur se dy shtetasit turq Abdullah Kızılırmak dhe Mehmet Kargılı të cilët u arrestuan pas një përleshjeje ditën e premte, akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i dhunës dhe rezitencë ndaj policisë”.

Ai bëri të ditur se edhe një shtetas tjetër turk, Adem Koç, i cili ishte arrestuar më herët akuzohet për veprën penale “Prishje e rendit publik dhe pjesëmarrje në protestë ilegale”.

Merrit bëri të ditur se shtetasi turk Koç, i cili ka shkuar në Izrael për të punuar në kuadër të një kompanie e cila vepron në këtë shtet, është arrestuar nga policia izraelite gjatë incidenteve që ndodhën pas namazit të xhumasë në rrugën El-Vad të Qytetit të Vjetër, ku ndodhet edhe Mesxhid-i Aksa.

Avokati Umejr Ahmed Merrit tha se po vazhdon intervistimi i tre shtetasve turq në polici dhe njoftoi se ata sot do të dalin para gjykatës.

Rastin e Kızılırmak dhe Kargılı të cilët posedojnë edhe shtetësi belge, përveç misioneve zyrtare të Turqisë në Izrael, është duke e ndjekur edhe Konsullata e Belgjikës në Kuds./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit