Debati për Kushtetuesen, Gjoni akuzon politikën: S’kanë treguar asnjëherë vullnet për vendosjen e drejtësisë

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit, Ralf Gjoni, i pranishëm në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24 duke folur për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, hodhi akuza të forta ndaj klasë politike,  ndërsa tha se ata asnjëherë nuk kanë demonstruar vullnet  për ngritjen e një drejtësie solide. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë qenë aktorët kryesorë, të cilët kanë luajtur rol kyç që Shqipëria të arrijë krijimin e një sistem të drejtë, që në qendër të tij ka qytetarin e thjeshtë.

“Ne jemi këtu ku jemi, sepse asnjë nga palët politike nuk kanë pasur asnjëherë vullnet që ky vend të kishte drejtësi.Të vetmit aktorë në Shqipëri dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët, që kanë qenë të investuar fort, kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ShBA-të i kanë qëndruar pranë shqiptarëve që nga shpallja e pavarësisë, gjatë luftës së Kosovës dhe kjo nëse mund ta quajmë kështu, është lufta e madhe për drejtësi”-tha ai.

Deputeti Ralf Gjoni theksoi se disa nga kandidatët që garojnë sot për vakancat në Gjykatën Kushtetuese nuk i përmbushin kriteret e kërkuara.

“Kjo është lufta për të dalë njëherë e mirë nga mendësia otomane.  Disa kandidatë për Gjykatën Kushtetuese kanë mangësi që duhen komentuar”-shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit