
Një makinë është shkrumbuar nga flakët këtë mbrëmje pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, i riu i cili drejtonte automjetin është një 18-vjeçar. Raportohet se ai vuri re që diçka nuk shkonte mirë në sistemin e drejtimit të makinës dhe ka zbritur prej saj.
Vetëm pak sekonda u deshën dhe makina ka shpërthyer duke marrë flakë. Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga shpërthimi i fuqishëm nuk pati të lënduar.
Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit të automjetit tip “ Volkswagen/Sharon”.


