
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është nisur pas një përplasje të dyshuar pasditen e sotme të një avioni në brigjet e Uellsit Verior.
Një avion i lehtë për herë të fundit është parë 2 milje në veri-perëndim të fshatit Penmon në Anglesey.
Një helikopter i rojes bregdetare dhe ekipet e shpëtimit nga zonat e afërta janë dërguar në vendngjarje pas raportimit se avioni ishte zhdukur pasdite.
Policia e Uellsit Verior konfirmoi se ka pranuar një raportim për përplasjen e dyshuar të avionit, por nuk dha detaje sa personin ishin në avion.
“Oficerët aktualisht po ndihmojnë rojet bregdetare dhe hetimet tona janë në vazhdim”, thuhet në deklaratën e policisë.


