“Turqia përmbushë obligimet e saja brenda NATO-s”

Mos i humb

Turqia përmbushë obligimet e saja brenda NATO-s me kontributet financiare dhe ushtarake, tha ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, gjatë një ngjarjeje në Ankara.

“Ne qëndrojmë prapa obligimeve tona, si me kontributet financiare, ashtu edhe me përpjekjet e ushtarëve tanë heronj”, tha Hulusi Akar.

Ai gjithashtu tha se janë “të paarsyeshme” përpjekjet e disa qarqeve që tentojnë të shfaqin hapat e Turqisë për sigurinë e saj si dëshmi të mosrespektimit të aleancës së NATO-s.

Ai tha se Turqia, si një shtet anëtar, vazhdon të përmbushë obligimet e saja brenda NATO-s në mënyrën “më kuptimplotë dhe efikase”.

Akar theksoi se si një shtet anëtar i NATO-s për rreth 70 vite, Turqia i vendos prioritetet duke vepruar me aleatët për të eliminuar kërcënimet terroriste.

Ai gjithashtu rikujtoi se Turqia ka ushtrinë e dytë në NATO, duke deklaruar: “Nga Lufta e Koreane deri në Ballkan, nga Somalia deri në Afganistan, ushtarët tanë morrën pjesë në misionet, operacionet dhe stërvitjet e NATO-s në mbarë botën dhe kanë luajtur një rol kyç në misionet humanitare”.

Ai tha se Turqia ishte në vijën e parë të aleancës për dekada gjatë Luftës së Ftohtë, duke nënvizuar se sot Turqia është “muri i fundit” midis Evropës dhe organizatave terroriste në kufijtë turq.

“Me Operacionin Burimi i Paqes, u parandalua në mënyrë precize krijimi i një korridori të terrorit në kufijtë tanë”, tha Akar.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes”, i cili synon të eliminojë elementët terroristë të YPG/PKK nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Sipas dy marrëveshjeve të ndara me SHBA-të dhe Rusinë, Turqia pauzoi operacionin për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar në veri të Sirisë.

Para kësaj, Turqia ndërmori dy operacione të suksesshme në veri të Sirisë, “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Eufratit”, për të çliruar rajonin nga terroristët.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit