![]()
Disa civilë janë plagosur nga një sulm me autobombë në qytetin Zawiya në Libi.
Drejtoria e Sigurisë Kombëtare e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur ndërkombëtarisht, tha në një deklaratë në rrjetet sociale se sulmi është kryer me një automjet të ngarkuar me eksploziv në Zawiya, në perëndim të kryeqytetit Tripoli, duke plagosur disa civilë që po kalonin në rrugë dhe duke dëmtuar shtëpi dhe dyqane përreth.
Në deklaratë po ashtu thuhet se qëllimi i sulmit është të prishet siguria e qytetit.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.


