Dosja për lobimin rus në gjykatë, Balla: Kush është burimi i Bashës për 500 mijë $? Gjykata të bëjë drejtësi!

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas dërgimit të dosjes për lobimin rus në Gjykatë.

Balla pyet se kush është burimi i kreut të PD, Lulzim Basha për 500 mijë dollarë dhe i kërkon gjykatës të bëjë drejtësi e të zbardhë edhe akuzën për pastrim parash.

“Heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulëzim Basha vetëm me akuzën si falsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi & të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale. Kush është burimi i L.Basha për 500Mijë? & si u transferuan ato?
L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë ? & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla në “Twitter”.

foto galeri

foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit