Forcat turke mbyllin tunelet e YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Mos i humb

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë lëshoi sot një video ku tregon forcat turke duke mbyllur tunelet e ndërtuara nga grupi terrorist YPG / PKK brenda zonës së operacionit antiterrorist të vendit në veri të Sirisë.

Në një postim në Twitter, Ministria duke publikuar videon shkroi: “Tunelet të cilat u ndërtuan nga terroristët e PKK/YPG-së dhe që ndikonin negativisht në jetën e vendasve në zonën e operacionit ‘Burimi i Paqes’, që nga dita e parë me përpjekje të vazhdueshme po mbyllen pa ndërprerje”.

Videoja dy minutëshe tregon tunelet e ndërtuara nën ndërtesat e shkollave të cilat përdoreshin si strehimore nga terroristët, si dhe tunelet e ndërtuara për të mbajtur vëzhgimin në kufirin turk, duke u shkatërruar nga ushtarët turq pas procesit të identifikimit.

“Bërthamat e liga të terroristëve të PKK/YPG-së po mbyllen një nga një”, thuhet në fund të videos së lëshuar në turqisht edhe në anglisht.

Turqia më 9 tetor filloi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë me qëllim të sigurimit të kufijve të Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit