![]()
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë lëshoi sot një video ku tregon forcat turke duke mbyllur tunelet e ndërtuara nga grupi terrorist YPG / PKK brenda zonës së operacionit antiterrorist të vendit në veri të Sirisë.
Në një postim në Twitter, Ministria duke publikuar videon shkroi: “Tunelet të cilat u ndërtuan nga terroristët e PKK/YPG-së dhe që ndikonin negativisht në jetën e vendasve në zonën e operacionit ‘Burimi i Paqes’, që nga dita e parë me përpjekje të vazhdueshme po mbyllen pa ndërprerje”.
“Bërthamat e liga të terroristëve të PKK/YPG-së po mbyllen një nga një”, thuhet në fund të videos së lëshuar në turqisht edhe në anglisht.
Turqia më 9 tetor filloi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë me qëllim të sigurimit të kufijve të Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.


