Egjipti ankohet në OKB për paktin detar Turqi-Libi

Mos i humb

Qeveria egjiptiane i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në lidhje me paktin detar të firmosur midis Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë për Kufizimin e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe.

Siç raportoi televizioni saudit Al Arabiya, në ankesën e saj në Këshillin e Sigurimit, qeveria e Egjiptit ka pretenduar se marrëveshja detare midis Turqisë dhe qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht është në kundërshtim me rezolutën 1970 për “armatimin e milicisë në perëndim të Libisë” të miratuar nga Këshilli në vitin 2011.

Po ashtu, në ankesën e paraqitur nga ambasadori i Egjiptit në OKB, Muhammed Idris, thuhet se pakti në fjalë është në kundërshtim edhe me Marrëveshjen e Skhirat-it të nënshkruar më 17 dhjetor të vitit 2015 midis palëve libiane.

Ndryshe, Memorandumi i Mirëkuptumit për Kufizimin e Juridiksionit Detar midis Turqisë dhe GNA-së, i cili synon ruajtjen e të drejtave që burojnë nga ligji ndërkombëtar, u nënshkrua më 27 nëntor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit