Rouhani: Shumë probleme të muslimanëve burojnë nga ndërhyrja e SHBA-së

Mos i humb

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se shumë probleme me të cilat sot ballafaqohen muslimanët janë rezultat i ndërhyrjes së SHBA-ve.

Këto komente Rouhani i ka bërë gjatë një takimi në Kuala Lumpur me kryeministrin e Malajzisë, Mahathir Mohamad, ku presidenti iranian ka udhëtuar për të marrë pjesë në një samit të vendeve muslimane.

Siç thuhet në një deklaratë të Presidencës së Iranit, Rouhani ka thënë se “është e domosdoshme që vendet muslimane të bashkëpunojnë përballë presioneve të forcave të mëdha”.

Rouhani ka deklaruar se Samiti i Kuala Lumpurit mund të jetë efikas për zgjidhjen e problemeve të muslimanëve dhe ato të Lindjes së Mesme.

“Shumë probleme të muslimanëve burojnë nga ndërhyrja e SHBA-ve, njëlloj siç është rasti me sanksionet ndaj Iranit”, ka theksuar presidenti iranian.

Ndërkaq, kryeministri i Maljazisë, Mahathir, ka dënuar sanksionet ndaj Iranit, duke shtuar se vendi i tij bën përpjekje për rritjen e raporteve tregtare me Teheranin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit