Siri – YPG/PKK-ja merr nën armë fëmijët jetim shtetas të huaj

Mos i humb

Mësohet se organizata separatiste terroriste YPG/PKK ka marrë me forcë nën armë fëmijët jetimë shtetas të huaj që mbaheshin në kampin Hol në veri të Sirisë.

Sipas burimeve të sigurisë, terroristit që u dorëzua pranë forcave të sigurisë në zonën rurale të rrethit Kiziltepe të Mardinit në deklaratën e tij edhe një herë zbuloi tradhtinë e organizatës terroriste YPG/PKK.

Terroristi H.A., i cili u dorëzua pranë forcave të sigurisë, deklaroi se YPG/PKK-ja ka marrë me forcë nën armë fëmijët jetim shtetas të huaj që mbaheshin në kampin Hol të qytetit Haseke të pushtuar nga kjo organizatë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se fëmijë të moshave 12-14-vjeç u armatosën me forcë, ndërsa tha se pas trajnimit këta fëmijë u dërguan në kampin Roj për të luftuar kundër Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane.

Burimet e sigurisë bëjnë të ditur se situata në fjalë tregon që organizata terroriste po përjeton humbje të mëdha dhe se kanë vështirësi për të plotësuar numrin e terroristëve të neutralizuar dhe të arratisur nga radhët e saj, ndërsa situatën në fjalë e cilësuan si lëvizje e fundit e organizatës, e cila ka arritur në pikën e shpërbërjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit