Turqia dhe Irani kanë vullnet të fortë për të zhvilluar marrëdhëniet mes tyre

Mos i humb

Ministri i Komunikimit dhe Teknologjive të Informacionit të Iranit, Xhevad Azeri Xhehromi bëri të ditur se Turqia dhe Irani kanë vullnet të fortë për të zhvilluar marrëdhëniet mes tyre, ndërsa shtoi se do të mund të bashkëpunojnë në fushën e teknologjisë digjitale.

Xhehromi u takua me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Omer Faruk Sayan, i cili ndodhet në Teheran për mbledhjen e parë të Grupit të Punës për Bashkëpunim mes Turqisë dhe Iranit në Fushat e Informacionit dhe Komunikimit.

Duke vënë në dukje se takimi siguroi motivim për objektivat e përbashkëta të dy vendeve, Xhehromi bëri të ditur që të dyja vendet kanë vullnet të fortë për të zhvilluar marrëdhëniet mes tyre, ndërsa shtoi se Turqia dhe Irani kanë një bashkëpunim shumë të mirë në fushën e bujqësisë dhe industrisë dhe potencoi se e ardhmja është në teknologjinë digjitale.

Xhehromi gjithashtu preku edhe në takimin e tij me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Mehmet Xhahit Turhan në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit në fillim të muaji dhe tha se kanë marrë ftesë për mbledhjen e Grupit të Komunikimit D-8 dhe se do të marrin pjesë në mbledhjen në fjalë që do të mbahet në Turqi.

“Shpresoj që së shpejti do të jemi në gjendje të zhvillojmë takime të komisionit të përbashkët në fushën e teknologjive të informacionit midis dy vendeve”, bëri të ditur ministri Xhehromi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit