
Disa persona të pa identifikuar i kanë djegur makinën shefit të Policisë së Paraburgimit në Bradashesh, Kranar Kaso. Djegia e makinës dyshohet te jetë bërë për shkak të detyrës së tij.
“BalkanWeb’ mëson se Krenar Kaso ka mbajtur më parë postin e shefit të sektorit të narkotikëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen ” 5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip ” Benz”, në pronësi të shtetasit Krenar Kaso i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


