
Pesë terroristë të PKK-së të arratisur nga vendstrehimet në veri të Irakut dhe Sirisë u vetëdorëzuan pranë forcave turke të sigurisë.
Në një komunikatë me shkrim që Ministria e Mbrojtjes Kombëtare publikoi në llogarinë e saj në median sociale Twitter bëhet e ditur se po vazhdon shpërbërja e organizatës separatiste terroriste PKK.
Në komunikatë thuhet që 4 terroristë të PKK-së të arratisur nga vendstrehimet në veri të Irakut iu dorëzuan forcave turke të sigurisë në Silopi, ndërsa një terrorist i arratisur nga Siria u dorëzua në Nusajbin.


