Avionët amerikanë të zbulimit kryejnë fluturime rreth gadishullit korean

Mos i humb

Avionët e inteligjencës të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) bënë një fluturim zbulimi afër gadishullit korean.

Sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve “Yonhap”, portali për monitorimin e avionëve “Aircaft Spots” njoftoi se dy avion zbulimi tip “RC-135 Cobra Ball” të nisur nga ishulli japonez Okinawa realizuan fluturime rreth gadishullit korean në perëndim të Detit të Japonisë.

Nga ana tjetër një avion radar amerikan tip “E-8 Joint Stars” fluturoi në zonën e njëjtë në një lartësi 9 mijë e 400 metra (31 feet).

Fluturimet përkuan me një kohë kur e ardhmja e bisedimeve bërthamore të ShBA-së me Korenë e Veriut është e pasigurt dhe në kohën kur mbretëron shqetësimi nga një veprim provokues, siç është testimi i armatimit nga ana e Phenianit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit