Irak – Koalicioni Al-Bina i bën thirrje Parlamentit për të shkarkuar Presidentin Salih

Mos i humb

Koalicioni Al-Bina në Irak i bëri thirrje Parlamentit irakian për të “shkarkuar nga detyra Presidentin Berhem Salih”.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga koalicioni në fjalë, i cili është i afërt me Iranin, thuhet: “Presidenti Berhem Salih duke mos i dhënë detyrën prefektit të Basrës, Esad Al-Idani, kandidatit të koalicionit më të madh në Parlament për postin e Kryeministrit për formimin e qeverisë, ka bërë shkeljen e kushtetutës dhe të betimit për president”.

Në mes tjerash në deklaratë bëhet thirrje për të filluar procedurën juridike për shkarkimin e Presidentit Salih nga detyra.

Presidenti Salih më herët ka deklaruar se nuk do të autorizojë kandidatin e koalicioni Al-Bina, Esad Al-Idanin për formimin e qeverisë dhe në qoftë se presionet vazhdojnë ai është i gatshëm të japë dorëheqje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit