
Pas zhvillimeve të fundit në Idlib, Hulusi Akar dhe zinxhiri komandues i Forcave të Armatosura të Turqisë u takuan me komandantët e njësive në pikën zero të kufirit me Sirinë.
“Ne s’do të evakuojmë në asnjë mënyrë 12 pikat e vrojtimit (në Idlib) duke vazhduar heroikisht misionin tonë të sigurimit të armëpushimit; nuk do të ikim nga këtu”, u tha ai komandantëve në Hatay, provincë kufitare në jug të Turqisë.
“Ushtarët tanë në pikat e vrojtimit janë urdhëruar që t’i përgjigjen pa hezitim çdo sulmi apo provokimi”, shtoi Akar.
Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë foli edhe për mundësinë e dërgimit të forcave në Libi në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak dhe në fushën e sigurisë me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA), me seli në Tripoli dhe e njohur ndërkombëtarisht.
“Forcat e Armatosura të Turqisë janë gati të shkojnë në çdo mision, brenda apo përtej kufijve, për të mbrojtur të drejta dhe interesat e vendit tonë”, potencoi ministri Akar.


