Ushtarët turq parandaluan një sulm terrorist në Rasulayn të Sirisë

Mos i humb

Ushtarët turq asgjësuan në mënyrë të kontrolluar një mjet shpërthyes të vendosur në një makinë në qytetin Rasulayn të Sirisë nga ana e terroristëve të PKK/YPG-së.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, terroristët e PKK/YPG-së ndaluan makinën e një qytetari sirianë në Rasulayn dhe vendosën një bombë.

Qytetari sirian me rastin e parë e raportoi këtë rast tek ushtarët turq. Ekipi i Zbulimit dhe Asgjësimit të Minave dhe Mjeteve Shpërthyese të Improvizuara e asgjësoi mjetin në mënyrë të kontrolluar. Në këtë mënyrë me asgjësimin e mjetit shpërthyes u prish plani për sulm i organizatës terroriste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit