Prej dy ditësh trupi në morg, policia kërkon ndihmë për identifikimin e viktimës së aksidentit

Mos i humb

Policia e Gjirokastrës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës së aksidentit që ndodhi para dy ditësh pranë fshatit Humelicë.

Për këtë janë publikuar fotot e tij nga kamera e sigurisë së një lokali ku ai ka qenë. Viktima është rreth 50 vjeç.

Ai u përplas për vdekje nga autobusi i linjës Vlorë-Athinë.

Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, pranë fshatit Humelicë.

Policia shoqëroi në komisariat shoferin e autobusit, shtetasin L.R, 45 vjeç banues në Vlorë, për të dhënë sqarime mbi ngjarjen e rëndë.

Ky ishte aksidenti i parë për vitin 2020 në Gjirokastër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit