Vrasja mafioze, Sandër Lleshaj mbërrin në Rrëshen

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka mbërritur në Rrëshen, pas vrasjes me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi.

Sipas Report Tv, Lleshaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu.

47-vjeçari u qëllua nga tarraca e një pallati, në momentin që sapo doli nga lokali në pronësi të tij, për të hipur në makinë.

Dyshohet se atentati ka lidhje me një tjetër ngjarje të ndodhur në vitin 2016, kur u ekzekutua ish-drejtori i OSHEE-së, Sajmir Jaku.

Sakaq, policia ka ofruar si shpërblim 2 milionë lekë të reja për këdo që jep informacion të vlefshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit