Dëbora arrin deri në 10 centimetër trashësi në zonat turistike të Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar apel shoferëve

Mos i humb

Reshjet e dëborës që kanë filluar gjatë natës, ka bërë që zonat e larta në Korçë, Dardhë dhe Voskopojë, të mbulohen nga dëbora.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, trashësia e dëborës ka arritur në 5-10 centimetra.

Rrugët janë të pastra, por ndërkohë u bëhet apel drejtuesve të automjete që të kenë kujdes, për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar:

Njoftim për median dhe opinionin publik

Në aksin rrugor Korçë-Dardhë kanë filluar reshje të shumta dëbore?

Po punohet për Mirëmbajtjen Dimërore.

Nga km 5-14 kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.

⚠️Drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këtë aks të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

 

  

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit