Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent çakaj ka reaguar për tërmetin shkatërrimtar në Turqi me magnitudë 6.8.
Cakaj shprehet se ndihet thellësisht i shqetësuar për situatën në Turqi, ndërsa shton se në këto momente ndihet pranë vëllezërve turq.
Këtë herë, tërmeti goditi Turqinë, një vend që dhuroi ndihmë e kontribut të çmuar për Shqipërinë, kur vendi ynë u trondit nga lëkundjet.
Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave Civile në Turqi (AFAD) i dorëzoi qeverisë shqiptare 480 tenda (çadra) familjare të përshtatshme për çdo lloj klime dhe me vlerë totale 350 000 euro.